Massimiliano Allegri është i papunë nga fundi i këtij sezoni, pasi vendosi me marrëveshje për t’u larguar nga Juventusi.

Në lidhje me të ardhmen e tij ka shumë ide se ku mund të drejtojë. Një gjë e tillë i është parashkruar edhe Silvio Berlusconit, ish presidenti që e vuri në krye të Milanit trajnerin nga Livorno.

Tashmë pronar i Monza, skuadra e tretë e Milanos, Berlusconi pranoi se nuk mund ta marrë në krye të skuadrës së tij ish trajnerin.

“Allegri te Monza? Nuk mendoj se mund të ndodhë. Nuk kam dëgjuar absolutisht gjë për këtë. Monza e ka trajnerin e vet, i cili ka qenë për disa vite në shkollën e Milanit dhe për më tepër po bën shumë mirë me një ekip si i joni”, tha Berlusconi për “Sky TG24”.

Aktualisht Monza ka kaluar dy raundet e play-off dhe është në raundin e tretë me shpresën për t’u ngjitur në Serie B.