Bërlloku në kryeqytet, Zogaj thotë se komuna po negocion me kompaninë “Pastrimi”

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj,  ka reaguar pasi punëtorët e mirëmbajtjes se qytetit kanë hyrë në grevë.

Zogaj ka thënë se gjendja është alarmante në kryeqytetin e Kosovës, por sipas tij, kjo “kjo gjendje është e papranueshme” dhe komuna e Prishtinës “nuk do ta tolerojë”.

“Jemi duke u marr’ intenzivisht me ketë problem dhe shpejte arrijmë marrëveshje!”, ka përfunduar ai.

Më poshtë mund të a lexoni postimin e plotë të nënkryetarit të Prishtinës.