Berisha “zbulon” pse u shkarkua Xhafaj, flet për një video të Dakos dhe Olsi Ramës

Për ish- kryeministrin Sali Berisha shkaku i vërtetë i largimit të Fatmir Xhafajt është Vangjush Dako.
Sipas Berishës, Xhafaj tentoi të arrestojë Vangjush Dakon, por zëra thonë se ekziston edhe një video ku është Vangjushi dhe vëllai i Ramës Olsi.

“Janë tre akuza që janë lëshuar mbi Xhafën, asnjëra nga unë. Për mua Xhafa iku për shkak të Gjushit pasi ai tentoi të arrestojë Gjushin.

Marrëdhëniet brenda shpellës së tyre ishin shumë rivalizuese. Xhafaj u përpoq që të fokusohej tek Gjushi.

Për Gjushin përveç asaj që flitet thuhet se ekziston një video bashkë me Olsin’, tha Berisha.