Zafir Berisha

Berisha: VV është organizatë kriminale, KQZ të diskutoj që t’ia ndaloj veprimtarinë politike

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, është treguar i ashpër me VV-në, pasi asambleisti i saj Besnik Mujeci është arrestuar për drogë në Tiranë.

Ai këtë parti politike e ka quajtur organizatë kriminale.

Në profilin e tij në Facebook, Berisha ka shkruar se KQZ duhet të diskutojë mundësinë për t’ia ndalur aktivitetin politik kësaj partie.

“Kosova, por as Shqipëria nuk i kanë borgjë Albinit dhe LVV, që rininë me ja u helmuar me drogë të Serbisë. KQZ duhet ta diskutoj mundësin, që të ja ndaloj veprimtarin politike, organizatës kriminale LVV!”, ka shkruar Berisha.

Shkrimi i tij:

Kosova, por as Shqipëria nuk i kanë borgjë Albinit dhe LVV, që rininë me ja u helmuar me drogë të Serbisë.

KQZ duhet ta diskutoj mundësin, që të ja ndaloj veprimtarin politike, organizatës kriminale LVV!