Portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe shumë skuadrave të njohura italiane, Etrit Berisha ka bërë një vizitë speciale sot.
Ai ka vizituar klubin e 2 Korrikut derisa ka takuar disa futbollistë të gjeneratave të reja, shkruan Ballkani.info.
Të kujtojmë se Berisha karrierën e ka nisur të 2 Korriku nga ku edhe arriti të transferohet në Kalmar në kampionatin suedez, ku më pas pati një karrierë të bujshme në Itali, kryesisht te skuadra e Lazios dhe Atalantas. /Ballkani.info







