Mesfushori Kosovar Bernard Berisha, ka luajtur 68 minuta në barazimin që skuadra e tij Akhmat Grozny e shënoi ndaj Krasnodar.

Berisha që ishte titullar edhe te Kombëtarja e Kosovës në dy ndeshjet e shtatorit ndaj Zvicrës e Rumanisë, është kthyer tek skuadra e tij në kampionatin rus, aty ku vazhdimisht po luan nga minuta e parë dhe po tregon formë të mirë. /Ballkani.info