Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur për takimin me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për çka u kritikua shumë.

Ai  tha se nuk ka ndryshuar qëndrim për Berishajn si ambasador.

“Nuk ndryshon qëndrimi në raport me Martin Berishaj si ambasador, si pozicion politik dhe pres që organet e sigurisë ta thonë fjalën e fundit. Edhe të tjerë janë takuar por e kanë mbajtur fshehur.”

“Është gabim që mbahet ambasador, do duhej të ishte i shkarkuar”, tha ai në Fronatal

Berisha u pyet nëse ka deputetë tjerë të PDK-së që janë takuar me Berishajn.

“Shumë, shumë, o shumë edhe s’e kanë bërë të ditur”, tha ai