Sulmuesi i njohur shqiptar, Besart Berisha ka mbërritur në Kosovë, derisa do të luaj me Prishtinën këtë edicion.
Berisha ishte golashënuesi më i mirë në futbollin e Australisë, teksa tani do të jetë një vlerë e shtuar për bardhekaltërit.
36 vjeçari me të mbërritur ka deklaruar se qëllimi i tij me kryeqytetasit është të fitoj ndonjë trofe.
“Qëllimi im është që të fitojë ndonjë trofe me skuadrën e Prishtinës. I kam përcjellur disa ndeshje dhe mund të them që Prishtina e ka ekipën shumë të mirë. Jam gati për futbollin kosovar dhe do ta jap maksimumin tim”, tha ndër të tjera Berisha, për gazetaren Alba Merovci, RTK.







