Berisha tallet me Liburn Aliun: U ndalua nga policia për të mos ia prishur qetësinë Lulzimit të vetmuar

Opinionistja Kimete Berisha ka ironizuar me tentimin e Ministri të Infrastrukturës, Liburn Aliu, për të vizituar kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili prej disa javësh është izoluar në komunë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se policia e ka ndalur Aliun për të mos ia prishur qetësinë Lulzimit të vetmuar.

“Luani me flokë të përshishata, plus zeshkan. Ju paralajmërova dje se Policia do t’i thonë Jo – Luanit kur ta kuptojnë se ky po i shfrytëzon për të qëruar hesape personale me Amerikën dhe NATO-n. Liburn Aliu nuk u lejua nga policia ta vizitojë Lulzim Hetemin e ngujuar në komunën e Leposaviçit, me arsyetimin: për të mos ia prishur qetësinë Lulzimit të vetmuar. Veç ideja se Lulzimi nuk është pastruar që dy javë ta gërdit patriotizmin. (Në luftë, midis malit, edhe jemi larë rregullisht). Luani dhe Liburni e komplimentojnë për qëndrushmërinë (për të fjetur në komunë). – Edhe kjo quhet edhe qëndrueshmëri: ndaj zgjyrit, pluhurit dhe papastërtisë. Jaka e këmishës – kore. Luani i ka flokët e gjata, është mbret i xhunglës, ama Kosova është Republikë Demokratike. A.Bushati tha se: ‘Kosova nuk i duhet Albin Kurtit – por Albin Kurti i duhet Kosovës’. Sikur ta kishte zërin e trashë do t’i besoja. Por, Luanit i duhet xhungla për t’u ndjerë Luan. P.S. I vetmi sektor ku qeveria Kurti kanë bërë ndryshime të dukshme, është – sektori i dashurisë (personale). I ka kapluar sevdaja”, ka shkruar Berisha