Berisha sikur Ronaldo, ky është goli i vitit në Superligë!

Visar Berisha ka realizuar një gol jashtëzakonisht të bukur për Ballkanin në sfidën kundër Vushtrrisë.

Ballkani e mposhti 5-2 Vushtrrinë në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në këtë takim u shënua ndoshta njëri nga golat më të bukur në histori të futbollit kosovar.

Kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha shënoi prej një distance rreth 35 metra nga gjuajtja e lirë. Goditja e tij përveç që kishte fuqi të madhe pati edhe saktësi me topin që përfundoi aty ku qëndrojnë merimangat.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin e bukur të Berishës.

Kujtojmë që një gol të ngjashëm kishte shënuar edhe Cristiano Ronaldo gjatë kohës kur ishte pjesë e Manchester Unitedin.

loading…