Bernardi
Berisha shembull për t’u ndjekur, tregon se çfarë është në gjendje të bëjë për Kosovën
Bernard Berisha ka treguar se sa profesionist i madh është, e po ashtu se sa të madhe e ka dashurinë për vendin e tij.
Anësori këmbëshpejtë nga Peja, ishte i grumbulluar te Përfaqësuesja e Kosovës për dy ndeshjet e tetorit, por nuk regjistroi asnjë minutë.
Pavarësisht kësaj, ai tregohet një profesionist i madh duke treguar se është i gatshëm gjithmonë për ekipin e Kosovës.
“Gjithmonë i gatshëm për ekipin kombëtar të Kosovës”, ka shkruar Berisha në Instagram.
Bernard Berisha ka qenë ndër futbollistët e parë që i është bashkuar Kosova pas pranimit në UEFA dhe FIFA.
Përndryshe, për dallim nga Berisha, në Kosovën U21 sipas raportimeve të medieve ka pasur lojtar që kanë refuzuar ekipin A të Kosovës për ndeshjen kundër Ishujve Faroe, ku Kosova u përballë me shumë mungesa dhe barazoi 1:1.