Berisha: Policia e ka zor ta respektojë ligjin, po frikësohen nga shkarkimet

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se policia po e ka “zor” ta respektojë ligjin sepse po u frikësohen shkarkimeve nga Qeveria.

Berisha pas mbledhjes së komisionit për Siguri, ku ka raportuar drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, shtoi se: “Në rastin e vetëvrasjes është çështje që është në hetime dhe nuk ka pasur ndonjë përgjigje mirëpo pandemie dhe rregullat prej fillimit janë vonuar pastaj ka pasur paqartësi me numrin se si të sillen qytetarët.

Policia po a ke zor sepse nuk po munden me kryer punën e vet sepse po frikësohen nga shkarkimet”, raporton EO.