Zafir Berisha

Berisha: Përmes “Zajednicës” Kurti po i rrezikon sakrificat shekullore të shqiptarëve të Kosovës

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, është shprehur i shqetësuar me përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se me këtë dokument kryeministri i Kosovës po i rrezikon të gjitha angazhimet dhe sakrificat e shqiptarëve të Kosovës për më shumë se një shekulli.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se të gjitha të arriturat e Kosovës po vihen në pikëpyetje nga Kurti dhe sekti i tij.

Albini përmes “Zajednicës”, statuti i të cilës po qarkullon në opinion, po i rrezikon të gjitha angazhimet dhe sakrificat e shqiptarëve të Kosovës për më shumë se një shekulli , deri te lufta e UÇK-së. Të arriturat e mëdha që Kosova i bëri gjatë shekullit të kaluar, e që u kurorizuan më 17.02.2008, ku Kosova u shpallën shtet i pavarur, po vihen në pikëpytje nga Albini dhe sekti i tij, duke i hapur rrugë bosnizimit të vendit tonë me “zajednicën” të cilën e kanë pranu. Duke qenë i papërgjegjëshëm dhe i pafytyrë, Albini për vite të tëra mashtroj qytetarët, deri në trushpërlarje të një pjese të tyre, të cilët pastaj i përdori ata si “salvet një përdorimshe” për të ardhur në pushtet dhe për ta rreziku shtetin unitar të Kosovës”, ka shkruar Berisha.