Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar për një ngjarje të ngjashme me atë që po u ndodh qytetarëve të Tiranës në zonën e Astirit, ku qindra familje do të mbeten pa një shtëpi për shkak të projektit të Unazës së madhe.

I njëjti skenar, shkruan Berisha në rrjetin social, pritet t’u ndodhë qytetarëve të Vlorës, por në një shkallë edhe më të madhe. Ish kryeministri poston denoncimin e një qytetari i cili shkruan se në janar 2019 në Vlorë do të fillojnë punimet për ndërtimin e unazës së qytetit dhe pritet që qindra familje të mbeten pa shtëpi.

Për më tepër lexoni postimin e Berishës:

“Ne Vlore gati prishjet masive te shtepive nga Edvin Kristaq Urrejtja! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Persh doktor jam nje qytetar i vlore kjo qe po i ben kryeministri astirit nuk esht asgje ne krahasim me ate qe pritet ti bej vlores ne janar me ndertimin e unazes se vlores qe kerkon te bej esht projekti gati per zbatim dhe fillon ne janar te ketij viti ju lutem mundohubi te njoftoni njerzit te marin masa sepse nuk po lajmerohet njeri esht projekti na fushe druve qe fillon te ndermarja e ujsjellsit vlor deri te shkolla ibrahim kushta dhe vazhdon kthehet na pylli sodes esht nje katastrof qe kerkon te bej ju lutem publikoheni esht informacion shum i sakt anonim ju lutem”, shkruan Berisha.