Valon Berisha

Berisha para ndeshjes me Zvicrën: Trajneri fokusin e ka tek ekipi, jo zhurma përreth

Kombëtarja e Kosovës në futboll është duke i bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes ndaj Zvicrës, shkruan Ballkani.info.

Përballja Kosovës – Zvicrës luhet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Kampi dardan duke shumë I motivuar dhe I përqendruar vetëm tek ndeshja duke mos u ndikuar nga zhurma që po bëhet përreth, pas largimit të dy lojtarëve Arbnor Muja e Mirlind Daku te Shqipëria.

“Atmosfera është e mirë në grup, trajneri fokusin e ka tek ekipi, jo zhurma përreth. Falënderojmë ‘Dardanët’, por edhe të gjithë që na mbështesin”, ka thënë ndër të tjera Berisha duke e komentuar më pas edhe ndeshjen ndaj Zvicrës.

“Jemi duke u përgatitur për Zvicrën. E dimë që është kundërshtare e fortë. Kemi zhvilluar dy ditë stërvitje intensive, për t’iu përshtatur ritmit të lojës dhe të caktojmë sistemin se si do të futemi në ndeshje. E kemi analizuar Zvicrën. Kanë qenë dy stërvitje të mira. Ekipi është në fokus, pasi e dimë që Zvicra është kundërshtare e fortë dhe do të jetë ndeshje e vështirë. Por në futboll të gjithë e dimë se gjithçka është e mundur. Nëse organizohemi mirë dhe japim maksimumin, ekziston mundësia për të nxjerr një rezultat pozitiv. Kemi shumë shqiptarë që jetojnë në Zvicër e që do të na përkrahin edhe ata. Të gjithë e dimë se stadiumi do të jetë i mbushur dhe do të ketë atmosferë të mirë, por sigurisht se do të jetë edhe një ndeshje e vështirë. Të gjithë e dimë këtë. Ne do të mundohemi për një rezultat pozitiv. Atmosfera është e mirë në grup, trajneri fokusin e ka tek ekipi, jo zhurma përreth. Falënderojmë ‘Dardanët’, por edhe të gjithë që na mbështesin dhe na shikojnë në çdo ndeshje. Besojmë se do t’i kemi mbështetës edhe në ndeshjet e ardhshme”. /Ballkani.info