Hendboll

Berisha: Në Angli shkojmë për fitore edhe më të thellë

Haris Berisha ishte prej më të dalluarve në fitoren e së mërkurës të Kosovës ndaj Britanisë së Madhe.

Berisha i bëri 11 pritje dhe solli siguri në mbrojtjen e Kombëtares sonë që fitoi me rezultat 30:22. Ajo ndeshje megjithatë i takon së kaluarës.

Fokusi është kthyer te ndeshja e dytë, që zhvillohet të shtunën prej orës 14:00 në Derby të Anglisë. Kombëtarja jonë sot udhëton për në Derby, ndërsa Berisha është optimist.

“Do të mundohemi të përmirësojmë gabimet e ndeshjes së parë dhe të arrijmë rezultat bindshëm më të mirë. Duam të festojmë së bashku në fund e pastaj të përgatitemi për pjesën finale të kualifikimeve për Euro 2026. Kosova e ka vendin në kualifikimet e rregullta dhe këtë duam ta dëshmojmë”, ka thënë Haris Berisha.

Kombëtarja e Kosovës të premten (sot) udhëton për në Angli.