Berisha me lot në sy largohet nga Japonia

Sulmuesi shqiptar me pasaportë australiane, Besart Berisha nuk ka pasur aventurë të gjatë në kampionatin e Japonisë.

Ai tashmë është larguar nga skuadra Sanfrecce Hiroshima, duke mos luajtur asnjë minutë këtë vit.

Berisha parmes rrjetit social Instagram ka njoftuar për ndarjen me klubin japonez, derisa bashkëlojtarët e tij i kanë organizuar një darkë lamtumirës.

“Faleminderit djema. Ma keni bërë ndarjen më të lehtë. Ishte darka fundit dhe dua të ju falënderoj për respektin që kisha sa isha me ju”, ka shkruar Besart Berisha i cili pritet të rikthehet në Australi për ta vazhduar karrierën.

loading…