Berisha me Akhmat Groznyn mposhtin Arbërinë në miqësore

Skuadra ruse Akhmat Grozny e ka mposhtur Arbërinë e Lipjanit me rezultat 3:1, në ndeshjen miqësore të luajtur të martën në Antalia të Turqisë.

Ndeshja u zhvillua tre herë nga 30 minuta, ndërsa titullar për skuadrën ruse ishte futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha.

Berisha mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Për skuadrën e Arbërisë, golin e vetëm e shënoi Dior Zabërgja në minutën e 68-të.