Etrit Berisha pritet të largohet nga Atalanta gjatë kësaj merkatoje verore.
Portieri i Kombëtares Shqiptare nuk është më zgjedhje e parë e Gasperinit tek Atalanta, ku rolin e titullarit e ka fituar tashmë Gollini.
30-vjeçari, sipas Gazzetta dello Sport mund të transferohet te SPAL-i, por në Serie A, ku do ta kishte të sigurt pozicionin e portierit të parë, të paktën në letër, pasi gjithçka do të varet nga forma e tij.
Një tjetër alternativë për të ardhmen e tij është Lecce, skuadër e sapongjitur në elitën e futbollit italian dhe që po kërkon futbollistë me eksperiencë për përballuar sezonin e gjatë në Serie A.
Atalanta kërkon 3 milionë euro për kartonit e shqiptarit. Mbetet për t’u parë se cili klub është i gatshëm për ta paguar një shifër të tillë, SPAL apo Lecce.







