UÇK

Berisha: Kajtazi ta tregojë emrin e spiunit shqiptar që foli me zyrtarin e BIA-s për ish-krerët e UÇK-së

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar pasi të hënën, Paparaci, ka siguruar një audio-incizim që dëshmon përfshirjen e zyrtarit të lartë shërbimit sekret serb në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, në Hagë.

Shefi për Kosovë i Agjencisë serbe të Inteligjencës së Sigurisë (BIA), Bojan Dimiq, flet për dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në një bisedë telefonike me një person shqiptar, i cili në këtë audio-incizim prezantohet si personit ‘X’ (Paparaci është në dijeni për identitetin e personit ‘X’).

Biseda telefonike mes Dimiqit dhe personit ‘X’ është realizuar pak ditë pas shkuarjes së Thaçit dhe Veselit në Hagë. Ajo është e gjatë rreth katër minuta, raporton Paparaci.