Berisha i LDK-së: Në mandatin e ardhshëm Komuna e Fushë Kosovës do të bëhet me një hapësirë moderne për sporte ekstreme

Burim Berisha, kryetari dhe njëherit edhe kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, ka thënë se në mandatin e ardhshëm Komuna e Fushë Kosovës do të bëhet me një hapësirë moderne për sporte ekstreme.

“Në mandatin e ardhshëm Komuna e Fushë Kosovës do të bëhet me një hapësirë moderne për sporte ekstreme, duke përfshirë motoçikleta, biçikleta, go-cart etj.” tha ai.

Shkrimi i plotë:

FUTBOLL ME RININË E HARILAQIT

Sporti ka karakterizuar gjithmonë Komunën dhe rininë tonë. Prandaj, fushat dhe sallat moderne i kemi konsideruar të rëndësisë të veçantë në çdo mandat. Në sallën e ndërtuar në Harilaq, dje kemi matur forcat në një lojë futbolli.

Në mandatin e ardhshëm Komuna e Fushë Kosovës do të bëhet me një hapësirë moderne për sporte ekstreme, duke përfshirë motoçikleta, biçikleta, go-cart etj.