Berisha: Fituam ndeshjen që duhej ta fitonim

Mesfushori kosovar, Valon Berisha, ka thënë se e kanë pasur të domosdoshme të fitojnë në ndeshjen me Malin e Zi.

“Fitore shumë e merituar, kemi qenë ekipi që kemi bërë non stop presion, kemi krijuar shanse dhe kemi fituar ndeshjen”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se “kjo ka qenë ndeshje që Kosova është dashtë ta fitojë”.

“E kemi arritur këtë dhe jemi shumë të kënaqur”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se po ndjehet mirë pas lëndimit që e la jashtë fushës për një kohë.

“Po e ndjej veten, po me sa më shumë lojë që luaj më shumë kthehem në formë”, ka thënë ai.

loading…