Berisha: Edhe një milion jetë t’i keni, ju o z.Kurti, nuk mund ta arrini lidershipin e Thaçit

Gazetari Ridvan Berisha thotë se kryeministrit Albin Kurti ende po i pengon ish presidenti Hashim Thaçi, edhe pse është në Hagë.

“Hashimi ne Hage e ju provoni me shpall tradhtar sot. Edhe nje milion jete me t’i dhane perendia nuk mundesh me e shpalle tradhtar jo Hashimin, por as Kadrine, as Ramushin, as Fatmirin, as Samine”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Kryeminister Kurti u pate lute me shku Hashimi ne Hage, a edhe nga atje po t’pengon?! Hashimi ne Hage e ju provoni me shpall tradhtar sot. Edhe nje milion jete me t’i dhane perendia nuk mundesh me e shpalle tradhtar jo Hashimin, por as Kadrine, as Ramushin, as Fatmirin, as Samine….! Eshte teper e lige ajo çfare po ben pertej çdo zakoni e tradite. Po m’vjen vertete keq qe nuk po mundesh me jetu pa kaos, qeverise mor burre i dheut, behu vendimarres, mbi 50 per qind te kane votu. Behu kryeminister edhe i atyre qe nuk te kane votu!

Eshte teper e pandershme me lujte e me manipulu nen mosguximin tuaj per dialog, duke i bo veting Thaçit per zotimet ndaj NATO-s. Edhe nje milion jete me i pas o z.Kurti nuk ke me mujt me e arrite lidershipin e Thaçit, jeto me fakt!