Berisha e nis për mrekulli në Australi, shënon gol në debutim

Besart Berisha është rikthyer në Australi dhe për të janë rikthyer edhe golat.

Sulmuesi nga Kosova ka shënuar në debutim me skuadrën e tij Western United.

Ishte në fakt ndeshja e parë në kampionatin australian, ku Wester United ka triumfuar në udhëtim te Wellington Phoenix me rezultat minimal 0-1.

Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua nga Besart Berisha në minutën e 34-të.

Prishtinasi u asistua mirë nga Risdon dhe nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë.

Kjo ishte një nisje e mbarë për Berishën, i cili është rikthyer në Australi pas përvojës jo të mirë në Japoni.

Në ndeshjen e radhës skuadra e Berishës, Wester United përballet si vendas ndaj Perth Glory.

loading…