Gaza

Bëri një postim në mbrojtje të Gaza-s, lojtari i Nice dënohet me tetë muaj burg

Futbollisti i Nice, Youcef Atal është dënuar nga Gjykata në Francë për shkak të “provokimit të urrejtjes”.

Gjykata e dënon futbollistin e Ligue 1 me tetë muaj burg me kusht dhe me një gjobë prej 45 mijë eurove.

Ky dënim vjen për shkak të një postimi që e bëri algjeriani në mbrojtje të Gaza-s, e cila është në luftë me shtetin e Izraelit.

Youcef Atal ka 10 ditë kohë për të apeluar për këtë dënim.