“Do të kthej Partizanin e madh, na jepni kohë!”, pati thënë në intervistën e tij të fundit për mediet shqiptare.
Më pas, zhdukja dhe arratisja në Itali, duke lënë klubin e kuq me një mal me probleme dhe futbollistë që dështuan totalisht dhe u larguan.
Ish-drejtori i përgjithshëm dhe këshilltari i presidentit Demi, Luciano Moggi kishte humbur gjurmët për disa kohë, duke dalë rrallë në emisione rajonale sportive, por edhe duke shkruar editoriale apo dhënë opinione në gazeta e portale.
Së fundmi, nga postimet e bëra po vetë nga ai, Moggi është shfaqur në Kontinasa, te qendra stërvitore bardhezi, duke u takuar me lojtarë dhe drejtues të Juventusit. Trajneri Allegri e ka pritur me buzëqeshje, ashtu si edhe Chiellini apo Fabio Paratici.
Kujtojmë që Moggi ka bërë shumë dëme në Itali dhe u akuzua gjatë në procesin Calciopoli duke u përjashtuar edhe nga stadiumet.










