Beqa i PDK-së i drejtohet Arben Vitisë: Je i vetmi ministër qe e ke shkel Kushtetutën

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka kritikuar ashpër ministrin Vitia për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Në Kuvendin e Kosovës, Beqa tha se teksa Vitia po bën deklarime se ka pasur korrupsion e nepotizëm, mos-deklarimi i tyre në prokurori përbën vepër penale, shkruan lajmi.net.

Madje ia përmendi Vitisë se me vendimet e tij në qeverinë Kurti 1, ai ka shkelur edhe Kushtetutën.

“Ministër, ju po potenconi që ka korrupsion, krim e nepotizëm. Me Kod Penal, mosdeklarimi i tyre është vepër penale. Një mund të them, nuk je opozitë më, je kanë ministër 150 ditë. Je i vetmi ministër që e ke shkel Kushtetutën në emër të zvogëlimit të testeve pa ndonjë analizë, dhe e keni blloku ekonominë”, tha ai.