Siguri e lartë në Beograd në prag të vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nesër do të mbërrijë për vizitë në Beograd.

“Alo” shkruan se të dielën kanë mbërritur rreth 250 pjesëtarë të njësisë speciale ruse të cilët personalisht do të përkujdesen për sigurinë e presidentit rus.

Ceremonia e pritjes së presidentit rus para “Pallatit Serbia” është paraparë për në orën 12 e 45 minuta, ku më pas do të pasojë takimi i formatit të ngushtë ndërmjet dy presidentëve, Vuçiq dhe Putin, shkruan Ballkani.info.

Më pas është planifikuar takimi i delegacioneve të Serbisë dhe Rusisë, e më pas nënshkrimi i dokumenteve bilaterale në praninë e dy presidentëve.

Për pasdite është paraparë ceremonia e dorëzimit të Çmimit rus “Aleksandar Nevski” për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkohë, sheshet dhe rrugët e Beogradit janë mbushur me flamuj serbë e rusë, kurse në ndërtesa janë ngjitur billborde të mëdha me mbishkrimin “Rusia-Serbia”. /Ballkani.info/