Beogradi nuk e ndalë retorikën luftënxitëse, i fton në takim komunat veriore dhe i harron serbët tjerë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, së bashku me katër kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës, sot do të mbajë një konferencë për media në sallën e mediave të Qeverisë së Serbisë, njoftoi e ashtuquajtura Zyre për Kosovën.

Mediave do t’ju drejtohet edhe Petar Petkoviq, udhëheqës i kësaj Zyreje.

Kjo është vetëm njëra nga shumë ftesa që Serbia iu bën kryetarëve të komunave veriore, duke treguar kështu qartazi që pjesa tjetër e serbëve në Kosovën qendrore nuk iu intereson fare.

Qëllimi qeverisë serbe dhe presidentit atje është orkestrimi i serbëve të veriut për qëllimet e Beogradit zyrtar dhe funksionimi i tyre si marioneta për nevoja kryekëput destruktive. Pjesa veriore e banuar kryesisht me serbë, udhëhiqet nga struktura kriminale dhe problematike.

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, siç është paralajmëruar, më 18 gusht në Bruksel do të takohen për të gjetur zgjidhje rreth problemit me targat e veturave dhe dokumentet e identifikuese, kushte këto për normalizimin e jetës në veri.

Kosova ka paralajmëruar se më 1 shtator do të fillojë zbatimin e këtyre dy vendimeve, derisa nga Serbia sërish kanë ardhur kërcënime dhe trumbetime për luftë!