Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka pranuar se duhet të marrë më shumë përgjegjësi pas largimit të Cristiano Ronaldos nga “Los Blancos”.

Francezi ka shënuar 10 gola në 18 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, teksa synon të kalojë shifrën e 20 golave për herë të parë që nga sezoni 2015-2016, ndërsa është dalluar mungesa e yllit portugez në “Santiago Bernabeu”.

“Tani që Ronaldo nuk është, më takon mua t’i shënojë golat. Ndihem shumë i motivuar dhe i gatshëm për detyrat që më caktohen. Real Madridi është klubi më i mirë në botë, secili kërkon më shumë nga sulmuesit, më shumë gola, asiste dhe prekje”, u shpreh Benzema.

Me ardhjen e Santiago Solarit, Real Madridi është rikthyer në formë duke i fituar 4 ndeshjet e fundit, ndërsa rradhitet në vendin e gjashtë në La Liga me 4 pikë më pak se Barcelona, që është lidere.