Benzema, realizues i golit të 1000-të për Realin në “Champions”

Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve në Ligën e Kampionëve që po zhvillohen aktualisht.

Takimi mes Real Madridit dhe Shakhtar Donetskut pas 45 minutave është mbyllur baras 1:1.

Karim Benzema i kaloi në epërsi madrilenët në minutën e 14-të. Benzema ishte shënues i golit të 1000-të në total për Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Por ishte Fernando ai i cili i barazoi shifrat për skuadrën ukrainase në minutën e 39-të.

Ndërkohë, Milani është duke u mposhtur në shtëpi nga Porto me rezultatin 1:0. Golin për Porton e realizoi Luis Diaz në minutën e gjashtë.

Milani është në Grupin B dhe ende nuk e ka marrë asnjë pikë në tri ndeshjet e para.