Benzema nuk ka vend as te Algjeria

Vështirë se Karim Benzema do të luajë një ditë me kombëtaren e Algjerisë. Futbollisti i Real Madridit i cili është i përjashtur prej vitesh nga përfaqësuesja e Francës për shkak të çështjes Valbuena, i ka kërkuar presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, Noel La Graet t’i japë mundësinë të  tregojë vetën në një tjetër përfaqësuese pikërisht në atë të vendit të origjinës, Algjerisë, por që diçka e tillë të ndodhë, Benzemasë duhet t’i hiqet nënshtetësia franceze dhe t’i jepet ajo algjeriane.

Por edhe nëse kjo realizohet ka menduar trajneri i kampionëve të Afrikës për t’i mbyllur dyert sulmuesit të Real Madridit. Në një intervistë për mediat franceze, Djamel Belmadi ka theksuar se është shumë i kënaqur me sulmuesit që ka aktualisht në dispozicion dhe se te Algjeria nuk ka vend për Benzema.

Ky i fundit ka debutuar në vitin 2007 me gjelat e Francës dhe në 81 ndeshje ka arritur të shënojë 27 gola, i fundit ai ndaj Armenisë në fitoren 4-0 të tetorit të vitit 2015.