Top golashënuesi i Real Madridit këtë sezon, Karim Benzema ka dhënë indikacione se ai dëshiron që të shënojë sa më shumë gola që të mundet
Francezi ka shpjeguar që pas largimit të Cristiano Ronaldos, ai do të ishte i kënaqur që deri në qershor të shënon 35 gola.
“Kur shikoj pas, shikoj çfarë kam bërë në Real Madrid, kam shumë sakrifica dhe jam i lumtur”, ka thënë ai për Real Madrid TV.
“Gjëja më e rëndësishme është që te jemi të motivuar. Para kësaj ne kemi Cristianon dhe tani ne nuk e kemi, kështu që është radha e ime dhe unë jam gati”.
“Përpiqem që të shënoi shumë gola, përderisa dua të shënoi në çdo ndeshje. Nuk kam ndonjë numër në kokë, por dëshiroj të shënoj dhe të asistoj”.
“35 gola? Më pëlqen ky numër”, ka thënë ai







