Benzema me hat-trick ia sjell fitoren Realit ndaj Bilbaos

Real Madridi ka mposhtur 3 me 0 Athletic Bilbaon në xhiron e 33-të të La Ligas, me tre gola të shënuar nga Karim Benzema.

Francezi realizoi në minutat ’47, ’76 dhe ’91.

Reali mbetet i treti në tabelë me 64 pikë, katër prapa Atletico Madridit që është i dyti. Barcelona mbetet lider me 77 pikë.