Sulmuesi francez

Benzema: Kushdo që thotë se dua të kthehem në Evropë, është gënjeshtar

Al Ittihad është në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të Azisë, pasi mposhti Navbahor Namangan 2-1 në Arabinë Saudite të enjten.

Në fund të lojës, ku u shfaq Benzema në formacionin fillestar (shënoi edhe një autogol), sulmuesi francez shfrytëzoi rastin për të sqaruar situatën e tij në klubin saudit, pas thashethemeve të ndryshme që sugjeronin se ai dëshironte të largohej nga Al Ittihad.

“Jam kthyer dhe tani jam më mirë. Historitë për largimin tim nuk janë të vërteta dhe jam i lumtur në Arabinë Saudite”,- tha Benzema.

Një nga arsyet, siç u tha, për largimin e francezit nga Al Ittihad ishte marrëdhënia e tij e keqe me trajnerin Marcelo Gallardo, diçka që Benzema e mohoi: “Nuk kam asnjë problem me Gallardon. Kushdo që thotë se dua të kthehem në Evropë është gënjeshtar”.

“Jam shumë i lumtur në Al Ittihad. Nga ana ime nuk kam problem me askënd. Kam folur me trajnerin për mungesën time dhe ai mendoi se tni unë isha gati”, përfundoi francezi.