Benzema ia dhuron tri pikë Realit

Madridi është kthyer.

Skuadra e Zinedine Zidane ka marrë tri pikë të arta në xhiron e pestë në La Liga, duke e mposhtur 0-1 në udhëtim Sevillan, raporton Gazeta Express.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi, Karim Benzema, në minutën e 64’.

Reali meritoi fitoren, pasi Sevilla për 90 minuta nuk goditi asnjëherë në portën e Courtois.

Pas kësaj fitore, Reali ka shkuar në kuotën e 11 pikëve, dhe ndan vendin e parë së bashku me Athletic Bilbaon, që qashtu ka grumbulluar 11 pikë.

loading…