Forma e dobët

Benzema i vetdijshëm se duhet të shënojë më shumë gola

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka pranuar se duhet të shënojë më shumë gola teksa i ka dalur në ndihmë edhe trajnerit të shumë kritikuar, Julen Lopeteguit.

Benzema shënoi golin e parë në sfidën e fituar mbrëmë 2-1 ndaj Viktoria Plzen në Champions League, sukses ky që i dha fund serisë negative prej 5 ndeshjeve pa fitore në të gjitha kompeticionet.

Francezi ka shënuar 6 gola në 13 paraqitje këtë sezon, por si i gjithë sulmi i mbretërve as ish futbollisti i Lyonit nuk i ka shpëtuar kritikave për formën e dobët.

“I lodhur? Jo, unë e di se më duhet të shënojë më shumë gola. E kam në mendje gjithmonë dhe kjo më jep motivim shtesë”, u shpreh Benzema për AS.

30 vjeçari i ka shprehur mbështetjen e tij trajnerit Lopetegui duke ftuar të marrin përgjegjësi edhe vetë lojtarët në prag të “El Classicos”, që zhvillohet të dielën.

“Ne kemi shumë besim te Lopetegui, nuk është gjithmonë faji i trajnerit, është edhe i futbollistëve. Ai na jep mundësi të luajmë dhe ne duhet të bëjmë më mirë, Lopetegui është një trajner i mirë”, përfundoi Benzema.