Benzema i dhuron një fitore të vuajtur Realit (VIDEO)

Real Madrid, pas humbjes 2-1 të pësuar kundër Valencia-s në mesjavë, është kthyer te fitorja në La Liga pasi ka mundur në shtëpi Eibar-in me të njëjtin rezultat.

Madrilenët kanë arritur të sigurojnë tri pikët falë Karim Benzema, i cili ka shënuar të dy golat e vendasve (59′, 81′), duke përmbysur rezultatin pas golit të realizuar nga miqtë me Cardona-n në minutën e 39-të.

Pavarësisht fitores, Real Madrid ka regjistruar një statistikë negative sot pasi ka pësuar golin e 62 në ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në të gjitha kompeticionet, më shumë se çdo skuadër tjetër e La Liga-s.

Nuk ka qenë një ditë e mirë as për Gareth Bale, i cili është vërshëllyer nga tifozët tri minuta pas fillimit të takimit pasi ka gabuar kontrollin e topit.

Kjo fitore e ka ndihmuar ekipin e Zidane të shkojë dy pikë larg Atletico Madrid-it të vendit të dytë, që do të luajë mbrëmjen e sotme në fushën e Barcelona-s.