Benzema fituesi më i vjetër i “Topit të Artë” në 66 vjet 

Sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema, për herë të parë në karrierën e tij ka arritur që ta fitojë çmimin kryesor që e synojnë futbollistët “Topi i Artë”.

Përveç kësaj, Benzema e ka thyer edhe një rekord që nuk ka ndodhur në 66 vjet.

Francezi u bë futbollisti më i vjetër që e “rrëmbeu” këtë trofe, në moshën 34-vjeçare.

I fundit që arriti ta bëj këtë në moshën e njëjtë ishte futbollisti i ish-Blackpoolit Stanley Matthews, i cili e fitoi trofeun në vitin 1958.

Në 13 vitet e fundit, “Topi i Artë” ishte fituar 12 herë nga Lionel Messi, i cili e fitoi shtatë herë derisa Cristiano Ronaldo, pesë herë.

Derisa njëherë ky rend u prish nga kroati Luka Modriq, i cili e fitoi atë në vitin 2018-të./Klan Kosova/