Pasi shënoi dy gola në fitoren 0-5 ndaj Viktoria Plzen, Karim Benzema arriti në shifrën e 201 golave me fanellën e Real Madridit, teksa sulmuesi synon të vazhdojë të shkruajë historinë e “Los Blancos”.
30 vjeçari ka shënuar 9 gola në 17 paraqitje këtë sezon, 3 prej të cilëve në Champions League, derisa Benzema tha se tentimet e tij për ta ndihmuar skuadrën keqkuptohen.
“Unë luaj futboll për t’i rishkruar librat e historisë dhe ndonjëherë njerëzit nuk kuptojnë se çfarë bëjë në fushë. Jam këtu për t’i ndihmuar bashkëlojtarëve dhe të japë më të mirën time. Ndonjëherë shënoj ndonjëherë jo, por në fund është e rëndësishme se e fitojmë trofeun. Jam shumë krenar me numrin e golave dhe kjo më jep më shumë vetbesim për të shënuar edhe më shumë. Por nuk janë golat gjithçka, duhet të jeni një futbollist i mirë për të qenë edhe sulmues i mirë”, tha Benzema.
Sulmuesi francez i dha mbështetjen e tij edhe trajnerit aktual, Santiago Solarit duke thënë se argjentinasi e njeh ambientin e Real Madridit shumë mirë.







