Benn Affleckun e zë sërish gjumi teksa shijon lundrimin me fëmijët dhe Jennifer Lopez në Paris

I porsamartuari Ben Affleck është fotografuar sërish duke u dremitur ndërkohë që ishte në një lundrim në lumin Seine në Paris.

Ylli i “Gone Girl” aktualisht ndodhet në ‘qytetin e dritave’ duke kaluar një kohë të mrekullueshme bashkë me gruan e tij, Jennifer Lopez.

Me ta në lundrim ishin edhe fëmijët e tyre: Seraphina, Violet, Max dhe Emme.

Foto: Backgrid

Çifti këtë periudhë nuk kanë munguar me fotografi të ndryshme, teksa u panë shpesh duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Ata mbrëmë po ashtu po shijonin një darkë në restorantin e mrekullueshëm të Parisit, Le Matignon.

Affleck, 49, dhe Lopez, 52 vjeç, i befasuan fansat në fillim të këtij muaji kur zbuluan se u martuan në A Little Ëhite Chapel në Las Vegas.

Foto: Backgrid

Dyshja e profilit të lartë që u njohën në vitin 2001 kur të dy luajtën në filmin “Gigli”, nisën një romancë publike dhe u fejuan vitin e ardhshëm. Dasma u shty dhe në vitin 2004 ata u ndanë.

Affleck vazhdoi më pas një romancë dashurie me Jennifer Garner, e më pas ishte në lidhje edhe me Ana de Armas.

Foto: Backgrid

Këngëtarja nga ana tjetër u martua me Marc Anthony në qershor 2004, e së fundmi në 2021 u fejua me yllin e bejsbollit, Alex Rodriguez.