Benjamin Kololli i pandalshëm, realizon sërish për Zurichun VIDEO

Futbollisti kosovar Benjamin Kololli s’ka të ndalur. Ai ka arritur sërish të realizojë gol për Zurichun në Superligën e Zvicrës.

Ai ka shënuar për skuadrën e tij në ndeshjen që po e zhvillon ndaj Servettet në xhiron e 28-të.

Ky ishte goli i katërt rresht për Kolollin në katër paraqitjet e tij të fundit në ligë.

Kololli shënoi në minutën e 19-të, për epërsinë 1:0.