Trajneri i Newcastle

Benitez ka oferta nga Kina

Rafael Benitez ka marrë një ofertë tërheqëse nga skuadra kineze Shanghai SIPG.

Trajneri spanjoll nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje këtë sezon me Newcastle Unitedin në Premier Ligë dhe në 10 xhiro skuadra e tij numëron vetëm tri pikë.

Ekipi i Shanghait është i gatshëm t’i paguajë atij një rrogë prej 11 milionë eurosh në vit, duke e bërë njërin prej trajnerëve më të paguar në Kinë.

Duke parë vështirësitë që po kalon me klubin anglez, Benitez mund të ndërpresë kontratën me Newcastle dhe të nisë një aventurë të re në Kinë.