Benitez: Gerrard ka potencial të bëhet trajner i Liverpoolit

Rafa Benitez beson se Steven Gerrard e ka potencialin për t’u bërë trajner i Liverpoolit një ditë, duke shtuar se trajneri i Rangers mund të bëhet trajner i mrekullueshëm.

Ish kapiteni i Anglisë tashmë vlerësohet si njëri ndër futbollistët më të mirë në histori të futbollit anglez, pasi që periudha e tij në “Anfield” e ka bërë atë favorit në mesin e tifozëve.

39-vjeçari pritet të kthehet te Liverpooli në një pikë gjatë karrierës së tij, pasi që edhe vetë Jurgen Klopp ka thënë se e konsideron Gerrardin si pasardhësin e tij më të mundshëm.

Benitez është një tjetër person që beson se ish kapiteni i Liverpoolit mund të triumfojë nëse kthehet si trajner në “Anfield”, pasi që beson se Gerrard e ka dëshmuar me Rangers se mund ta përballojë presionin dhe të arrijë rezultate të mira.

Ish trajneri i Liverpoolit, Benitez, të cilit Gerrard i ndihmoi ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve në vitin 2005, u pyet për ambiciet e Gerrardit për të ardhmen e tij.

“Mendoj se ai ka potencial për t’u bërë trajner i mirë. Si tha ai në një intervistë, ai kishte fat që kishte trajnerë të ndryshëm dhe nga vende të ndryshme, që është diçka e mirë për zhvillimin e tij”, tha Benitez.

“Mendoj se ai mund të bëhet trajner i mrekullueshëm, veçse është duke bërë punë të mirë. Vetëm koha do të na tregojë se sa i mirë do të jetë ai”.

Gerrard nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e tij për t’u bërë trajner i Liverpoolit në të ardhmen, duke thënë se do ta shijonte këtë mundësi nëse do t’i jepej.

loading…