Medhi Benatia ka startuar në vetëm 5 ndeshje këtë sezon për Juventusin, me mbrojtësin maroken që ka thënë se mund të kërkojë diku tjetër hapësira për të luajtur.

Benatia ishte startues në fitoren e Juventusit 3-1 ndaj Cagliarit të shtunën e kaluar, ndërsa duket e vështirë të arrijë numrin e 31 paraqitjeve si titullar që i kishte mbërritur edicionin që e lamë pas.

“Nëse iu duhem për në Champions Leaguen, unë do të jem i gatshëm. Sezonin e kaluar isha në formë të mirë për shkak se kisha vazhdimësi. Fatkeqësisht se tani nuk e kam dhe kjo është pjesë e punës. Unë gjithmonë punoj ta mbaj veten të gatshëm por nuk është një situatë që të sjellë kënaqësi. Derisa jam këtu do ta japë më të mirën për klubin. Të shohim se çfarë do të ndodh në janar”, tha Benatia.

Benatia pritet të jetë sërish në bankën rezervë në ndeshjen me Manchester Unitedin në Champions League, me Chiellin dhe Bonuccin që do të jenë startues në qendër të mbrojtjes.