Ndeshje me emocione, gola, karton të kuq dhe sidomos spektakël…

Andrea Belotti ka realizuar ndoshta golin e javës në Europë. Një gjest i jashtëzakonshëm atletik për sulmuesin e Torinos, që ndaj Sassuolos ka imituar Cristiano Ronaldon, duke realizuar në mënyrë spektakolare, në fitoren e realizuar me përmbysje 3-2 ndaj Sassuolos.

Ky gol, në fakt, vlen një vend në Europa League, nëse renditja do të mbyllej si aktualisht.