Bellerin i shtohet listës së lënduarve te Arsenali

Kokëdhimbjet e trajnerit të Arsenalit, Unay Emery pritet të vazhdojnë pas lajmit se Hector Bellerin është lënduar në ijë.

Bellerin do të mungojë sonte ndaj Blackpoolit në EFL Cup ndërsa mbetet në dyshim për përballjen e fundjavës kundër Liverpoolit.

Francezi ishte zëvendësuar nga Lichsteiner në sfidën me Crystal Palace të dielën e kaluar, ndërsa i është bashkangjitur 2 mbrojtësve tjerë, Nacho Monrealit dhe Sead Kolasinac që janë gjithashtu të lënduar.

Gjendja e këtyre dy të fundëve do të monitorohet për të kuptuar se nëse do të jenë të gatshëm për fundjavë, teksa Emery përballet edhe me mungesat e dy qendër mbrojtësve, Laurent Koscielny dhe Mavrapanos.

“The Gunners” do të jenë edhe pa Mohamed Elneyn i cili do të jetë jashtë fushave për dy javë.