Belgjika kualifikohet për në fazën tjetër të Euro 2020

Belgjika ka fituar ndeshjet e dytë të grupit B ndaj Danimarkës me rezultat 2:1, duke u kualifikuar për në fazën e eliminimit direkt të Euro 2020. 

Danezët kaluan të parë në epërsi përmes Yusuff Poulsen në minutën e 2-të. Pjesa e parë i takoi tërësisht Danimarkës që nuk lejoi për asnjë moment t’i rrezikohej porta.

Por 45 minutëshi i dytë solli ndryshime me inkuadrimin e Kevin de Bruyne. Ylli i Cityt asistoi te goli i barazimit të Thorgan Hazard në minutën e 55-të, ndërsa në minutën e 70-të realizoi edhe vet për fitoren e Belgjikës.

Belgjika është kualifikuar për fazën e eliminimit direkt, pasi tubon gjashtë pikë në vendin e parë. Danimarka në vendin e fundit ka zero pikë, ndërsa Rusia e Finlanda kanë nga tre sosh.

Në xhiron e ardhshme, Belgjika takohet me Finlandën, ndërsa Danimarka me Rusinë.