Belgjika dyfishon epërsinë ndaj Francës

Belgjika e ka dyfishuar rezultatin ndaj Francës.

Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, belgët kanë shënuar edhe golin e dytë.

Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, realizoi për mrekulli pas asistimit të Kevin de Bruyne.

Lukaku shënoi me të djathtën nga një kënd shumë i vështirë.

Belgjika kalon në avantazh

Yannick Carrasco e ka shënuar golin e parë në ndeshje në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ndërmjet Belgjikës dhe Francës.

Carrasco në minutën e 37-të u shmang shumë mirë dhe mposhti portierin e Francës, Hugo Lloris, me një gjuajtje të fuqishme e të saktë.

Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve po zhvillohet në stadiumin “Allianz Stadium” të Juventusit.

Finalen të mërkurën mbrëma e siguroi Spanja që mposhti Italinë 2:1.