Bekteshi i bashkohet Ballkanit në stërvitje, mund të aktivizohet ndaj Prishtinës

Leotrim Bekteshi i është bashkuar Ballkanit edhe në seancat stërvitore.

Mbrojtësi mitrovicas është transferuar ditë më parë te kampionët në fuqi të Kosovës ndërsa menjëherë iu bashkua bashkëlojtarëve në stërvitje, shkruan Demokracia.com.

Faqja zyrtare e klubit suharekas ka publikuar pamjet e stërvitjes teksa në disa fotografi shihet Bekteshi.

Bekteshi mund të aktivizohet edhe në ndeshjen e radhës kundër Prishtinës në kampionat.

Ballkani udhëton te Prishtina në kuadër të xhiros së pestë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Bekteshi më parë ishte pjesë e Prishtinës.